Botë

G7 deklaratë të përbashkët për luftën Izrael-Hamas: Nevojiten masa urgjente për të trajtuar krizën humanitare

By GAZETA SCANNER 1

November 08, 2023

Grupi i kombeve G7, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA sapo ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se mbështet pauzat dhe korridoret humanitare në Gaza.

Deklarata e ministrave të jashtëm, të cilët janë takuar në Tokio njeh gjithashtu të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten “në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.

“Ne theksojmë nevojën për veprime urgjente për të trajtuar krizën e përkeqësuar humanitare në Gaza”, thuhet në deklaratë.

“Ne mbështesim pauzat dhe korridoret humanitare për të lehtësuar ndihmën e nevojshme urgjente, lëvizjen e civilëve dhe lirimin e pengjeve.”

Deklarata nuk bën thirrje për një armëpushim.

Rikujtojmë se “pauzat humanitare” janë më të shkurtra se armëpushimet, të cilat në përgjithësi janë më të gjata dhe pjesë e një procesi politik.