Një moment interesant gjatë një transmetimi live në TikTok mes Kozakut dhe këngëtarit të njohur G-Bani ka ngjallur reagime të shumta nga fansat.
Gjatë bisedës, një nga ndjekësit i kërkoi Kozakut që t’i bënte G-Banit pyetjen se si po i shkonte me koncertet.
Pa hezituar, ai dha një përgjigje të hapur dhe pa dorashka.
“Shumë dobët, nuk më duan hiq. Nuk më do publiku i muzikës, nuk më do audienca”.
Me një ton nostalgjik, G-Bani kujtoi periudhën e dikurshme kur, sipas tij, ‘vlerësohej artisti’, ndërsa sot realiteti është krejt i ndryshëm dhe gjërat nuk janë më si më parë.
Nga ana tjetër, Kozaku u shpreh se kjo deklaratë ishte plotësisht e saktë dhe pasqyronte realisht gjendjen aktuale të tregut muzikor.
Në fund, për ta mbyllur diskutimin, G-Bani nuk nguroi të shtonte edhe një koment të prerë.
“Më shumë lekë kam marrë nga reklamat, se sa nga koncertet”.