21.8 C
New York
Monday, August 18, 2025

Buy now

Fyerjet e shumta ndaj ambasadorit gjerman, Maliqi: Pasqyrë e kësaj shoqërie, ta kujton mendësinë e Serbisë së viteve ’80-’90

- Advertisement -

Një fushatë masive fyerjesh ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde-s, ka përshkuar rrjetet sociale nga mbështetës të Vetëvendosjes, për çka reagoi studiuesi Agon Maliqi, duke e parë si “pasqyrë të kësaj shoqërie” dhe në ngjashmëri me “mendësinë e Serbisë së viteve 80-80”.

Maliqi shtroi pyetjen vetëevidente se “kush e ka hapur këtë kanaçe me krimba të sovranizmit kriptofashist” referuar liderit të partisë Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Postimi i plotë:

Lexoni pak komentet online nga lexuesit e portaleve kundër Rohdes për me e pa në pasqyrë këtë shoqëri. Pyetni pastaj se kush e ka hapur këtë kanaçe me krimba të sovranizmit kriptofashit, që ta kujton me mendësi Serbinë e viteve 80-90, me elitat e SANU dhe “goloruki narod” që e lufton imperializmin perëndimor dhe i dënon ndërhyrjet në punë të brendshme. Ky është rezultati i Metropolitankave miq, i Koshtunicave tanë, që e urrejnë Serbinë jo pse ka bërë padrejtësi, por sepse duan te jenë vetë ata shtypësit! Vetëbesimi i turmave online është produkt i intelektualëve urbano-pellazgë të provincës dhe të diasporës që duken si demokratë por që, të padenjë e të paaftë për të qenë të suksesshëm përtej kufijve të provincës, notojnë në llumin e tij dhe kërkojnë adhurim prej turmave urrejtëse. Llajk pas llajku, vit pas viti, intelektuali popullist e ka ndërtuar një monstër budallakie të cilën më as vetë s’ka me mujtë me e kontrollu.

Të ngjashme

Të fundit