9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Futën ushqim në kazermë nga jashtë, nisin masat disiplinore ndaj rreth 20 pjesëtarëve të FSK-së në Mitrovicë

- Advertisement -

Problemi i furnizimit të FSK-së me ushqim për ushtarët ka shkaktuar reagime të mëdha në opinionin publik, duke adresuar kritika të mëdha në drejtim të Qeverisë, përkratësisht Ministrisë së Mbrojtjes.

Për rreth 10 ditë, pra pas 1 tetorit, shteti kishte gjetur një zgjidhje të përkohshme për përgatitjen e ushqimit për ushtarët e FSK-së, marrë parasysh problemin me tenderin për furnizim.

Improvizimi është bërë duke angazhuar punëtorët e Mensës së Studentëve që të udhëtojnë në kazermat për t’ua përgatitur ushqimin ushtarakëve.

Por duket se ushqimi i dobët i përgatitur përmes kuzhinierëve të Mensës së Studentëve, ka bërë që disa pjesëtarë të FSK-së në Mitrovicë të ‘revoltohen’.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se rreth 20 pjesëtarë të kazermës së FSK-së në Mitrovicë, rrezikojnë masa seriozie disiplinore.

Kjo pasi që ata javën e kaluar kanë porositur ushqim nga jashtë, gjegjësisht kanë futur në kazmë për vaktet e tyre ushqim të restoraneve, duke e paguar privatisht.

Kjo ka rezultuar me nisjen e procedurave disiplinore ndaj tyre nga eprorët, pasi që mësohet se futja e ushqimit nga jashtë është e ndaluar.

Veriu.info ka dërguar pyetje zëdhënëses së Ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi, për ta pyetur për masat disiplinore për futje të ushqimit brenda disa prej pjesëtarëve të FSK-së në kazermën e Mitrovicës, por ajo nuk ka kthyer përgjigje konkrete.

“Unë nuk kam një informacion të tillë. I drejtoheni me e-mail shtabit tē përgjithshëm të FSK-se kur keni pyetje specifike per FSK.”, ka thënë zëdhënësja Gashi.

Kujtojmë që ishte komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, që i ka shkruar letër ministrit Maqedonci lidhur me problemin e ushqimit për ushtarët duke i kërkuar zgjidhje ose përndryshe do t’i ndërpresin të gjitha aktivitetet.

Pas kësaj situate, sot presidentja e vendit ka ftuar në takim komandantin e FSK-së dh ministrin e Mbrojtjes.

Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar një raport të detajuar nga Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës në lidhje me situatën e krijuar ditëve të fundit sa i përket furnizimit me ushqim për pjesëtarët e FSK-së.

Kurse të hënën pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për të diskutuar, siç thuhet në inicimin e kërkesës, problemet brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kërkesën dhe mbledhjen e nënshkrimeve e ka konfirmuar deputeti Bekë Berisha.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit