Futbollistja e Kosovës, Kaltrina Biqkaj do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit të Turqisë.
Ajo të hënën ka njoftuar se i është bashkuar Trabzonsporit turk.
Biqkaj u largua nga KFF Mitrovica pas gjashtë vjetësh të kaluara në klub.
Ajo ishte prej më të mirave te Mitrovica, derisa ajo me skuadrën e Mitrovicës, Biqkaj fitoi shumë trofe.
“Ndryshimi është gjithmonë i mirëpritur, sidomos kur jemi në ngritje dhe kemi nevojë për sfida të reja. Prandaj, me këtë postim dua të njoftoj se po bëj një hap të rëndësishëm në karrierën time dhe do të vazhdoj të zhvillohem në Superligën turke, në Trabzonspor”, ka shkruar Biqkaj të hënën në rrjetin social “Facebook”.
24-vjeçarja nga Kamenica ka zhvilluar 53 ndeshje për Kosovën, ndërsa ka shënuar tetë gola.