2.4 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Futbollistja kosovare e Real Madridit e la në gjumë krejt mbrojtjen me këtë gol

- Advertisement -

Kosovare Asllani e ka vazhduar shkëlqimin.

Futbollistja kosovare ishte protagoniste mbrëmë në fitoren 15:0 të Suedisë ndaj Gjeorgjisë, në kualifikimet e Kampionatit Botëror.

Futbollistja e Real Madridit u inkuadrua në lojë vetëm në pjesën e dytë dhe menjëherë doli në skenë

Ajo golin e parë, respektivisht të 13-tin për suedezet e gjeti në minutën e 76-të pasi e la në gjumë krejt mbrojtjen kundërshtare për të shënuar gol të bukur me të majtën.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=315&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKosovareAsllaniOfficiell%2Fvideos%2F2449498898525719%2F&show_text=false&width=560&t=0

Kurse, golin e dytë personal dhe të 14-tin për ekipin e gjeti pas pesë minutash nga penalltia.

Asllani ka qenë lojtare mjaft e rëndësishme tek Suedia viteve të fundit dhe nuk i kanë munguar sukseset.

Ajo synon t’i fitojë tri pikë me shoqet e saj edhe në ndeshjen e radhës ndaj Irlandës të martën që vjen.

Suedia i prin grupit A me 18 pikë, duke i fituar të gjitha 6 ndeshjet, kurse në vendin e dytë gjendet Irlanda me shtatë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit