0.4 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Futbollisti shqiptar, në listën e ngushtë të Real Madridit

- Advertisement -

Armando Broja raportohet se ka përfunduar në radarin e Real Madridit.

Sulmuesi shqiptar e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Southampton. Ai regjistroi paraqitje të mira, teksa tregoi se ka potencial të vërtetë.

E ardhmja e tij vazhdon të jetë shumë e përfolur, teksa lidhet me një largim nga Chelsea në afatin kalimtar të kësaj vere.

“AS” ka raportuar këtë të premte se 20-vjeçari është në listën e objektivave të Real Madridit.

Sipas mediumit spanjoll, “Los Blancos” po synojnë transferimin e një sulmuesi të ri, pasi sulmuesi kryesor dhe kapiteni i skuadrës, Karim Benzema, po shkon drejt viteve të fundit të karrierës.

Megjithatë, Broja nuk është i vetmi në listën e objektivave të skuadrës së drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Në raportimin e “AS” janë përmendur edhe Okafor, Sesko, Simic, Brobbey, Kaladzjic, Rutter dhe Burkardt.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit