14 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Futbollisti shqiptar, Mërgim Berisha akuzohet nga e dashura se ka përdorur dhunë fizike ndaj saj

- Advertisement -

Sulmuesi i Fenerbahçes, Mërgim Berisha dyshohet se ka rrahur të dashurën e tij, Vesa Vllasaliu dhe i ka konfiskuar gjërat personale në rezidencën ku jetonin së bashku në Ümraniye, sipas CNN turk.

Gjykata ka marr vendim që futbollisti të qëndroj larg ish-partneres së tij, gjithashtu në vendimin e saj theksoi se nëse Berisha nuk zbaton vendimin, ai do të dënohet me burgim të detyrueshëm deri në 30 ditë.

Vesa Vllasaliu përmes avokatit të saj ka aplikuar në Kryeprokurorin Publik të Anadollit dhe ka bërë kallëzim kundër sulmuesit shqiptar.

Në ankesën drejtuar gjykatës thuhej se Vllasaliu dhe Berisha jetojnë së bashku që nga shtatori i vitit 2021 dhe planifikonin të martoheshin muajin e ardhshëm në kushte normale.

Në peticionin për denoncimin pretendohej se Berisha ka ushtruar dhunë ndaj Vllasaliut dhe e ka dëbuar nga banesa ku jetonin së bashku.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit