-0.7 C
New York
Tuesday, January 14, 2025

Buy now

Futbollisti i Sampodorias: Kosova është zemra ime

- Advertisement -

Në stadiumin “Fadil Vokrri”,  u zhvillua dita e dytë e kampit stërvitor me futbollistët kandidatë potencialë për kombëtarën A të Kosovës.

Në mesin e futbollistëve të rinj të përzgjedhur është edhe Leon Zeqiraj, anëtar i skuadrës italiane Sampdoria, në kategorinë U 20.

Ai u shpreh tejet i emocionuar për mundësinë që të tregojë cilësitë e tij në sy të stafit teknik të Kombëtares A.

”Jam shumë falenderues tash me ekipin e parë, jam shumë i kënaqur me Kosovën, Kosova është zemra jem edhe po du me lujt me ekipin e parë”, tha Zeqiraj.

Stërvitja u drejtua nga përzgjedhësi i Kombëtares A, Franco Foda, i cili me vëmendje ndoqi performancën e lojtarëve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit