Home Rozë Futbollisti i njohur rrefën se djali i tij është autik!

Futbollisti i njohur rrefën se djali i tij është autik!

0
Futbollisti i njohur rrefën se djali i tij është autik!

Marc Cucurella foli për faktin se djali i tij i madh është autik. Mbrojtësi i majtë i Chelseat, i cili ka dy fëmijë të tjerë me gruan e tij Claudia Rodriguez, zbuloi se nuk ka qenë e lehtë të përballej me diagnozën e Mateu, i cili është 6 vjeç. “Një fëmijë autik nuk i kupton gjërat si vëllezërit e motrat e tij, duhet të mësosh të merresh me të. Të prek shumë. E shikon që nuk është mirë dhe nuk di si ta ndihmosh. Në shkollë ishte i trishtuar. Ai nuk ishte i lumtur, ai qante gjithmonë”-ka thënë futbollisti.

26 vjeçari, zbuloi se ata mësuan për diagnozën, menjëherë pasi u transferuan nga Brighton në Chelsea. Ditët e para te Blutë e Londrës nuk shkuan mirë. “Nuk po shkonte mirë. Nuk gjetëm një mënyrë për ta ndihmuar. Më pas gjetëm një shkollë në Londër dhe u bë shumë më mirë. Mësuam të merreshim me situatën dhe ta kuptonim atë. Ai e bën veten të kuptueshëm, por duhet ta njohësh”-theksoi ai.

“Ka një anë negative, por ka edhe një anë të mirë. Kur arrin diçka, një hap të thjeshtë përpara, kënaqësia është shumë më e madhe”-shtoi ai. Këtë sezon, Marc Cucurella ka shënuar tre gola në 25 ndeshje me Chelsean.

Exit mobile version