3.4 C
New York
Monday, December 1, 2025

Buy now

Futbollisti I FC Prishtina e Re, Donat Hasanaj, ylli i javës

- Advertisement -

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e pesëmbëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të FC Prishtina e Re, Donat Hasanaj, i cili pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij gjatë 90 minutave të ndeshjes. Ndonëse mbrojtës, ai ka shënuar një gol, përveç ndërhyrjeve shumë të rëndësishme, në fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij kundër FC Prishtina, 4:1.

📈Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Fatmir Mehmeti, Agim Maliqi dhe Muhamet Sylejmani.

🗣Pasi mori këtë çmim, Hasanaj u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës: “Kemi pasur një ndeshje shumë të vështirë kundër FC Prishtina, të cilët kryesojnë tabelën, por edhe ne e kemi përgatitur ndeshjen kundër tyre shumë mirë. Është e vërtetë që kemi pasur shumë ndryshime, duke na u ndërruar në 15 xhiro tre trajnerë, por atmosfera momentale është shumë e mirë në skuadër. Si në aspektin individual, ashtu edhe në atë ekipor, kemi luajtur shumë mirë dhe e shfrytëzoj rastin t’i falënderoj bashkëlojtarët për kontributin, që unë ta marr këtë çmim sot”
tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Të ngjashme

Të fundit