Futbollisti Blerind Morina shpallet “Ylli i javës”

- Advertisement -

Futbollisti i SC Gjilani, Blerind Morina, është shpallur “Ylli i Javës” nga FFK-ja. Ai shënoi një gol dhe u vlerësua për angazhimin e tij në fitoren 2:3 të skuadrës së tij kundër Llapit.

🗣️Pasi mori këtë çmim, Blerindi u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës:

“Gjatë tërë javës kemi punuar shumë dhe kemi analizuar Llapin. Kjo ka qenë një fitore shumë e rëndësishme për ne. Objektivi i ekipit gjithmonë ka qenë dalja në Evropë, por duke e parë tabelën, pse jo edhe më shumë. Falënderoj stafin e trajnerëve dhe bashkëlojtarët. Këtë çmim ia dedikoj SC Gjilanit”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Të ngjashme

Të fundit