-8.8 C
New York
Monday, February 9, 2026

Buy now

Futboll, dy ndeshje të martën në Kupën e Kosovës

- Advertisement -

Përgjatë tri ditëve, do të zhvillohen ndeshjet e fazës së 1/8 së finales në Kupën e Kosovës në futboll.

Të martën, mërkurën dhe enjten, do të luhen në total tetë ndeshje, ku tetë skuadra do të avancojnë në çerekfinale të kësaj gare.

Dy përballje të 1/8 së finales, do të zhvillohen të martën, tri të mërkurën dhe tri të enjten, të gjitha prej orës 13:00.

Drenica – Ferizaj dhe Drita – Llapi, janë duelet që do të zhvillohen të martën, në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, përkatësisht në qytetin e Gjilanit.

Përballjet e dy ditëve tjera të kësaj faze të Kupës së Kosovës, janë: Dukagjini – Prishtina e Re, Prishtina – Ballkani, Feronikeli ’74 – Dinamo, Gjilani – Liria, Vushtrria – Vëllaznimi dhe Trepça ’89 – Malisheva.

Stinori pranveror në elitën e futbollit kosovar, tashmë ka nisur pasi xhiroja e 19-të është zhviluar vikendin e shkuar.

Të ngjashme

Të fundit