Gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë, një person ka raportuar se është sulmuar bashkë me fëmijën e tij nga një grua dhe nëna e saj.
Sipas raportit të policisë, viktima pasi kishte shkuar për të marrë fëmijën e tij nga shkolla, e ka parë se një femër po e rrihte atë.
Pas kësaj personi është sulmuar nga e dyshuara dhe nëna e saj, ku ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR- Fushë Kosovë / 05.02.2024-16:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pasi ka shkuar në oborrin e shkollës ka takuar të dyshuarën femër kosovare, duke i sulmuar-rrahur fëmijën e tij, më pastaj i njëjti është sulmuar nga e dyshuara dhe nëna e saj e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.