0.1 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Fushë Kosova prek fitoren e parë në Superligë, mposht Gjilanin

- Advertisement -

Fushë Kosova ka prekur fitoren e parë në Superligën e Kosovës në futboll.

Fushë Kosova e ka mposhtur Gjilanin, me rezultat 2-0, të mërkurën në ndeshjen e mbetur të elitës sonë në futboll.

Skuadra nikoqire është treguar ekip më i mirë se gjilanasit duke fituar këtë sfidë tejet të rëndësishme.

Njeriu i ndeshjes ishte padyshim Statovci, i cili realizoi dygolësh në minutën e 36-të dhe 79-të në fitoren kundër Gjilanit.

Pavarësisht kësaj fitore, Fushë Kosova mbetet e fundit në tabelë me pesë pikë të tubuara, derisa Gjilani ka tri më shumë në vendin e tetë. /Goli/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit