Fillimisht u vendosën në disa rrugë të Fushë-Kosovës, por duke e parë efektin e tyre, vet policia bëri kërkesë që kamerat e sigurisë të vendosen në të gjithë territorin e kësaj komune.
Kështu u formua një listë me rrugët dhe fshatrat që mungojnë dhe u procedua për në komunë.
Kjo kërkesë u pranua, ndërsa për tëvë1 zëdhënësi I Komunës së Fushë-Kosovës, Ali Topalli tregoi për rëndësinë e këtij projekti por edhe financimin e tij.
“Shtrirja do të jetë në gjithë territorin e komunës së Fushë Kosovës, do të jetë në disa pjesë që s’ka qenë i mbuluar qyteti i Fushë Kosovës dhe fshatrat e kësaj komune. Dmth e gjithë komuna do të mbulohet me sistemin e kamerave. Është i një rëndësie shumë të veçantë dhe shumë të rëndësishme dhe shumë i domosdoshëm për sigurinë e qytetarëve në komunën e Fushë Kosovës; do të kapë një vlerë prej 510 mijë eurove, mjete të cilat janë të siguruara nga buxheti i komunës së Fushë Kosovës”, tha Topalli.
Vendosjen e kamerave të sigurisë në çdo cep të Fushë Kosovës, po e shohin të nevojshme edhe qytetarët e kësaj komune.
“Me kamera më mirë. Zoti na ruajt me ndodhë diçka, çkado që bëhet po shihet në kamera, kështu shkoi i panjohshëm, keq”, tha qytetari Xhafer Zeqiraj.
“Po ne do të ndiheshim më të sigurt nëse do të instaloheshin në çdo pjesë por në qoftë se do të kishte edhe ndriçim publik, mungon në shumë pjesë të Fushë-Kosovës edhe ndriçimi publik” , tha një tjetër qytetarë.
Por ka prej atyre që vazhdojnë të jenë skeptik se një projekt i tillë do të realizohet.
Kamerat e sigurisë, janë paraparë të vendosen në mbi tridhjetë rrugë, lagje e fshatra të Fushë Kosovës.