20.9 C
New York
Sunday, May 11, 2025

Buy now

Fushë Kosova me fitore të madhe ndaj Lirisë

- Advertisement -

Fushë Kosova ka arritur të marrë fitoren e dytë në Superligën e Kosovës në futboll. Fushë Kosova të dielën në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, mposhti Lirinë me rezultatin e pastër 2:0, në ndeshjen që i takoi xhiros së 13 në Superligën e Kosovës në futboll.

Dy golat e fitores, Fushë Kosova i shënojë në pjesën e dytë të ndeshjes. Dominik Ivikic në minutën e 59’ i dha epërsinë skuadrës vendase, duke shënuar edhe golin e tij të katërt këtë edicion në elitën e futbollit.

Fitoren e skuadrës vendase vulosi Osman Mëziu në minutën e 69’. Mëziu ishte i pagabushëm përballë portierit kundërshtarë për ti dhënë fitoren skuadrës së tij.

Fushë Kosova pas kësaj fitore tani ngjitet në vend me lartë me 10 pikë, ndërsa Liria bie në vendin e fundit me shtatë pikë.

Të ngjashme

Të fundit