KF Fushë Kosova ka mbajtur sot një kuvend të jashtëzakonshëm të klubit.
Aty u formua edhe një komision për ta dërrguar klubin në privatizim.
Kjo u njoftua nga vet klubi përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook.
“Sot u mbajt Kuvendi i Jashtezakonshem i klubit, nga 26 delegate moren pjese 21 te cilet formuan komisionin per ta derguar klubin ne privatizim.Komisioni perbehet nga: Shefqet Baca, Liridon Obertinca, Bashkim Ismajli, Kujtim Arifi, Nexhmi Bogujevci. Keto dy jave e ky komision jane te hapur per bisedime me te interesuarit per ta marr klubin ne pronesi”, thuhej në njoftim.