-4.7 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

“Fushatë jostabile e VV-së”, Gashi për Kurtin: Ka menduar se qytetarët i kanë borxh 500 mijë vota

- Advertisement -

Astrit Gashi, analist ka analizuar detajet nga dhjetë ditët e para të fushatës elektorale nga liderët e partive politike në Kosovë.

Gashi deklaroi se Kryeministri, Albin Kurti po ‘mundohet të i jap puls’ fushatës elektorale përmes ‘përformancës’ që po i dhuron simpatizuesve në takimet e elektoratit.

Gashi në ‘Debat Plus’ deklaroi se Kurti ka menduar se 500 mijë vota ia dhuron populli i Kosovës dhe nuk ka menduar shumë as “për planprogram dhe se fillimisht Vetëvendosja ska qenë e përgatitur’.

E paraqitjet e Kurtit në fushatën elektorale, Gashi po e quan si “përformancë” dhe përgjithësi fushata e VV-së është “jostabile”.

“Albini po mundohet me i jap puls fushatës. Edhe e ka shndërru në një performancë e Albinit në një farë forme edhe kjo fushatë që po e bën, e ka dominu studiot televizive. Performanca e tij dhe piskamat më të komentuar se partitë të tjera. Si fushatë është jostabile. Në Prizren ka filluar shumë keq Gjakovë, ka tentuar për përmirësim në Mitrovicë, Ferizaj e  Gjilan. Dhe ndërkohë rrugës shihet se fushata është jostabile, sepse ka ndryshime estetike në kuadër të fushatës. Vetëvendosja ka hzrë në këtë fushatë, sikur ska nevojë për fushatë. Kurti po sillet në fushatë sikur ska nevojë të bëjë fushatë, pasi po bën performancë. Është ka dominon Vetëvendosje, sepse Kurti po dominon. Flasin më pak për programeë Nëse kishim fol për programe kishim diskutuar për PDK, LDK … Fushata më e strukturuar është ajo e LDK-së. Fushata e PDK-së është fushatë e strukturuar, më pak investim në formën e komunikimit dhe piarit. Po i mungon fryma. AAK-ja po bën fushatë befasuese, sepse po e mbush edhe ajo.  Pikëpyetja jeme më e madhe është se kan është ka e rren qytetari i Kosovës. Fushatë, ska fitues të ditur. Kerkush nuk mundet me thanë se fitoj 100%.Masiviteti tek opozita, e çuditshme në kuptimin se në qoftë se ky masivitet në një masë të rëndësishme shndërrohet në përkrahje dhe votë. Rezultati i hapur dhe gara e hapur. VV-ja ska qenë e përgatitur. Mënyra e përformanca e Albinit që pom doket se nuk është shumë frikë por është nënçmim i realitetit. Po mendon se e ka fitoren e sigurtë, nuk e ka. Mendoj që populli i opozitës, që ka fitoren e garantuar e që do të ndodhë. Nuk po mendon që e ka. Fillim e ka mendu që 500 mijë vota ia jep populli’, tha Gashi.

Gashi u shpreh se në dhjetë ditëshin e parë të fushatës elektorale “ediat janë humbës të fushatës. Mediat në javën e parë e kanë personalizuar luftën me Kurtin,  i bën humbës të fushatës”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit