Analisti politik, Blerim Canaj thotë se fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, është paksa joentuziaste.
Sipas tij, kjo vjen si shkak i dëshpërimit të qytetarëve dhe ndërrimit të gjeneratave.
“Kemi të bëjmë me një mendësi më ndryshe se ajo para 10 vjetëve, por edhe para pesë vjetëve. E natyrisht edhe pastaj këto dështime për pjesë vjet me radhë e kanë bërë të veten që qytetari të mos pres kush e di se sa nga politika, andaj jemi ku jemi”, tha analisti politik për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova.
Canaj shton se “fushata e zbehtë lokale”, mund të vijë edhe si shkak i emancipimit të votueseve.