0 C
New York
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

Fushatë e ngarkuar mllef e VV-së: Veten “Bukë dhe Pushkë”, Opozitës “bërllok”, Prokurorëve “shkoni në shtëpi”

- Advertisement -

Si barut dhe grurë e përshkroi qeverisjen e vet katër vjeçare.

Në tubimin e fundit zgjedhor në Podujevë, Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se mandati i tij përkufizohet në “Bukë dhe Pushkë”.

“Buka jonë në sofrat tona”, tha Albin Kurti duke u thirrur në “të mbjella e korra…rekord” gjatë vitit 2024.

Duke nënkuptuar pagabueshmëri të vetes dhe partisë së vet Kurti tha se “me neve edhe mbrapsht del mbarë” duke i qëndruar tregimit për 300 milionë euro subvencione bujqësore dhe 300 milionë euro buxhet për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Buka dhe Pushka janë dy siguritë më urgjente, prioritare, për një shtet e për një komb. Ne nuk japim subvencion për dikënd dhe diçka, ne mendoj për gjithçka dhe cep më cep. Me qeverinë tuaj, nuk mbetet ansjë pllam toke djerrë”, tha Kurti.

Partitë e tjera nuk janë në tokë të bukës. E në sofrën tonë e kemi bukën tonë nga toka jonë. Dhe pasha bukën me neve edhe mbrapsht mbarë del”, vazhdoi ai.

Iu kthye një premtimi për pagesa ndaj gjyshërve që ruajnë fëmijt në shtëpitë e prindërve që punojnë që të dy: si zëvendësim ndaj të paguarit çerdhe e edukatore.

“Prandaj, nuse e dhëndurë, e kem ndërmend m’eju dhanë pare vjehrrit e vjehrrisë pavarësisht çka mendoni ju për ata”, tha ai.

Ndalesa tjetër: sulmoi Lidhjen Demokratike të Kosovës duke ia lakuar emrin akcentisht si “Ly-Dy-Ky-Hi” dhe si “Lidhja Dokrratike e Kosovës”.

“Mender me thanë opozita”, fyu Kurti.

Sulmet të rënda ndaj prokurorëve…

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, doli në skenë ku tha se “u çoj mesazh” prokurorëve të vendit në lidhje me rastin e sotëm të mbylljes së disa zyreve të strukturave paralele serbe.

“Të dashur qytetar policia sot u la vetë nga policia, thanë që ne s’kemi dorë në mbylljen e këtyre strukturav… Por u çojm mesazh, që ata prokurorë që nuk guxojnë le të shkojnë”, tha ajo.

“Sepse vendi i tyre nuk është në prokurori, le të shkojnë në shpi, duhet me dhanë përgjegjësi. Do të angazhohemi maksimalisht, që të gjithë prokurorët që nuk angazhohen të japin përgjegjësi”, tha ajo.

Sulme ndaj opozitës: “Janë bërllog”

Duke iu referuar disa deklarimeve opozitare rreth situatës në veri, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i quajti “bërllok opozitar”.

“Nga vendi i masakrave të familjës Bogujevci i pyesim disa bërllogë të partive opozitare, si keni ftyrë që Policinë e Kosovës ta krahasoni me Policinë e Millosheviqit, të pa ftyrë” – është shprehur Sveçla.

Sveçla edhe në një tubim në Mitrovicë ka ngjallur indinjatë të thellë duke ndarë votues e qytetar në “të ndershëm” e “të pandershëm” – këta të fundit, sipas tij, të gjithë që përkrahin në zgjedhje partitë opozitare.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit