-2.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Fushata vetëdijesuese kundër kancerit të gjirit, Izet Sadiku do t’iu drejtohet besimtarëve në xhami

- Advertisement -

Për nderë të muajit të Tetorit Rozë, xhamia “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë do të jetë pjesë e fushatës vetëdijësuese të Komunës së Prishtinës rreth ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Imami i kësaj xhamie Labinot Maliqi, ka njoftuar se të premten në ora 12:30 (para namazit të xhumasë) Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Dr. Izet Sadiku, do të mban një ligjëratë para besimtarëve.

“Doktori i nderuar do të flet rreth shërbimeve shëndetësore që ofrohen në kryeqytet, lehtësirat dhe risitë në shërbimet për qytetarë, si dhe rreth vetëdijesimit kundër kancerit të gjirit, kancer ky që është duke prekur të dy gjinitë, por më tepër atë femërore, e ato mund të jenë nënat, motrat, gratë apo vajzat tona, për çfarë edhe ne si meshkuj duhet të brengosemi seriozisht për shëndetin e tyre”, ka njoftuar Maliqi.

#PrishtinaRozë🎗️🌸Për nderë të muajit të #TetoritRozë, xhamia jonë do të jetë pjesë e fushatës vetëdijësuese të Komunës…

Posted by Labinot Maliqi on Thursday, October 27, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit