Tash e sa ditë produkte të këtij lloji janë shitur më pak se herëve të kaluara.
Kjo për shkak se së fundmi është nisur një fushatë për bojkotimin e produkteve serbe.
Këto produkte, kryesisht ushqimore që importohen tashmë po zëvendësohen me ato vendore.
Iniciuesi i kësaj fushate, thotë për tëvë1 se janë të lumtur se kanë pasur sukses, teksa shton se qëllim kryesor kanë largimin e tyre krejtësisht nga tregu.
Nga Aleanca Kosovare e Biznesit thonë se në produkte të caktuara që importohen nga vende të ndryshme, Kosova nuk ka kapacitet t’i përmbushë nevojat e konsumatorëve.
Kryetari i kësaj Aleance thotë se prodhuesit vendorë duhet të kenë më shumë cilësi në produktet e tyre.
E kualitet më të lartë po kërkojnë edhe qytetarët të cilët thonë se i janë bashkëngjitur kësaj fushate.
Se ka rënie të importeve nga Serbia krahas viteve paraprake e ka bërë të ditur edhe Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu.
Për shkak të interesimit të vogël të prodhimeve serbe, pronarët e marketeve kanë zgjedhur edhe mënyra tjera për t’i shitur ato.