28.1 C
New York
Sunday, October 5, 2025

Buy now

Fushata e zbehtë, Hoxha: Moskrijimi i institucioneve ka ndikuar në besimin e qytetarëve

- Advertisement -

Abit Hoxha, ligjërues në Universitetin Agder sot në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova foli në lidhje me fushatën zgjedhore të zgjedhjeve lokale, e cila po konsiderohet si më e zbehtë se herave të kaluara, duke thënë se për këtë ka dy arsye.

Sipas tij, e para është se moskrijimi i institucioneve ka ndikuar në besimin e qytetarëve, ndërkaq e dyta lidhet me të bërit fushatë përmes medieve sociale.

“Mendoj që janë ndoshta dy arsye, e para është medoemos që moskrijimi i institucioneve ka ndikuar në besimin e qytetarëve për institucionet, ka ndikuar në mënyrën se si qytetarët e shohin modelin e politikanit ose të lidershipit të zgjedhur në Kosovë”.

“Ndërsa çështja e dytë është se ka ndryshuar mënyra se si kandidatët edhe për asamble, për kryetar komunash, komunikojnë me qytetarin”.

“Rritja e komunikimit në media sociale, ka ndikuar shumë, po shoh kandidat të cilët bazohen kryesisht në media sociale. Prandaj, ndoshta këto dy arsye kanë bërë që kjo fushatë me qenë më ndryshe”, u shpreh tutje ai.

Të ngjashme

Të fundit