12.4 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

Fury paralajmëron Usyk para meçit të madh që zhvillohet në Arabi

- Advertisement -

Të shtunën e 18 majit do të zhvillohet meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk.

Para ndeshjes, Fury e ka paralajmëruar boksierin ukrainas, Usyk, se me të do ta ketë më vështirë se me Joshuan, transmeton klankosova.tv

“Ju mund të mposhtni të mëdhenjtë mesatarë, por nuk mund të mposhtni të mëdhenjtë e elitës, sepse madhësia ka vërtet rëndësi” – tha ai.

Derisa, shtoi se nuk ka asgjë personale me të dhe se e respekton.

“Nuk është personale. Është rreptësishtë biznes për të dy luftëtarët. Ka shumë gjëra në linjë, por unë nuk e urrej atë, e respektoj si njeri” tha Fury për Usyk.

Fury potencoi se këtë meç e ka studiuar gjatë gjithë jetë së tij.

“E kam studiuar këtë lojë gjatë gjithë jetës sime. Kjo është koha ime, fati im, epoka ime dhe brezi im” – tha ai.

Meçi do të zhvillohet në Arabinë Saudite, me fituesin që do të bëhet kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda që nga viti 2000.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit