Tyson Fury tashmë e ka konfirmuar se është i gatshëm të kthehet në ring sërish.
Kampioni i peshave të rënda, ndonëse e paralajmëroi largimin e tij nga boksi pas fitores ndaj Dillian Whyte, duket se i ra pishman, transmeton lajmi.net.
Sipas asaj që bën të ditur Sky Sport, numri 1 i botës e ka një kërkesë përpara se të rifillojë aty ku e la.
“Gypsy King”, anash kërkesave të tjera, dëshiron që të sigurojë shumë para pas ndeshjeve, andaj për të ka shumë rëndësi edhe ajo se sa paguhet rikthimi i tij.
Ai, së bashku me promotorin e tij Franck Warren ishin të bindur se britaniku do të boksojë sërish, gjithsesi mbetet të shihet se cili është kundërshtari i tij i radhës.