4.2 C
New York
Thursday, December 12, 2024

Buy now

Furnizimi me ujë nga “Ibër-Lepenci” kthehet në normalitet, ende i papijshëm

- Advertisement -

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se furnizimi me ujë të papërpunuar nga Ibër-Lepenci është kthyer në normalitet, duke hequr kështu kufizimet që ishin vendosur si pasojë e sulmit që u bë në kanalin e ujit.

Mirëpo, theksohet se uji është ende i papijshëm, deri në rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM
Të nderuar konsumatorë,

Ju njoftojmë se furnizimi me ujë të papërpunuar nga kanali “Ibër Lepenac” është stabil, andaj furnizimi me ujë për konsumatorët është kthyer në normalitet. Kjo do të thotë se ne kemi anuluar kufizimet e ujit që kemi vendosur më parë.
VINI RE:
UJI, ENDE TË MOS PËRDORET PËR PIJE DERI NË RAPORTIN E IKSHPK. I NJËJTI TË PËRDORET VETËM PËR HIGJENË.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit