22.6 C
New York
Monday, July 21, 2025

Buy now

Furnizimi me rrymë, bizneseve nuk u kanë shkuar faturat

- Advertisement -

Ka kaluar më shumë se gjysma e korrikut, por për biznese fatura të qershorit ende nuk ka.

Për 1 mijë e 300 ndërmarrje prodhuese asnjë fletëpagesë për shpenzim të rrymës nuk është lëshuar nga Korporata Energjetike e Kosovës, ani se nga 1 qershori operojnë në tregun e lirë.

Nehat Geci, pronar i një kompanie prodhuese që punon kryesisht me argjilë, shpreh pesimizmin e tij për faturat që pritet të vijnë.

Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për kompanitë prodhuese po konsiderohet i imponuar.

Sa do të paguajnë, Geci nuk e di, por thekson se po bëjnë maksimumin për të mos reduktuar stafin, edhe nëse detyrohen të blejnë energji me çmime të larta.

Ai, bashkë me gjashtë vëllezërit e tjerë bashkëpronar kërkojnë nga ZRrE dhe qeveria në detyrë të shfuqizojnë vendimin për tregun e lirë, duke paralajmëruar dëme serioze për bizneset kosovare. /KlanKosova/

Të ngjashme

Të fundit