22.1 C
New York
Friday, October 3, 2025

Buy now

Furnizimi me ngrohje nga Termokosi do të nisë më herët se zakonisht

- Advertisement -

Rënia e temperaturave dhe reshjet e para të borës kanë zbuluar mungesën e ngrohjes në disa shkolla të kryeqytetit.

Në Prishtinë, në shkollën “Pavarësia”, ani pse aktualisht pa ngrohje, thonë se kushtet janë të përballueshme.

“Kur kam dal prej shtëpisë ka qenë shumë ftohtë, pastaj kur kam hy në shkollë ka qenë pak më ngrohtë, mirëpo që në klasë ka qenë taman”, ka thënë nxënësja Rona Hoxhaj.

“Brenda shkollës nuk ka qenë ftohtë për arsyeje se kur kam hyrë brenda kam pasur ftohët, pastaj kur kam hyrë në klasë, jam ngrohur menjëherë dhe jam ndjerë më mirë”, ka thënë nxënësja tjetër.

“Këtu janë temperaturat e larta, madje pak më të larta ndoshta krahasuar me kohën që merr ftoftë jashtë sesa që duhet. Nuk ka ankesa për të ftohët. Sot nuk kemi marrë ankesa as prej fëmijëve e as për prindërve”, ka thënë arsimtari i Gjuhës Shqipe, Bujar Vërbovci.

Drejtori i shkollës Halil Brahaj, pranon se aktualisht nuk ka ngrohje por paralajmëron masa alternative, nëse i ftohti vazhdon.

“Për fat të mirë, jemi në ditën e fundit të javës dhe sipas asaj që shohim në internet do të thotë se ndoshta edhe sot janë temperaturat kaq të ulëta dhe nga java e ardhshme me siguri do të ngriten. Jo, nuk kemi ngrohje në këtë kohë pasi që më duket se datë zyrtare të Termokosit, kur i lëshon ngrohjet për të tjerët dhe për neve po ashtu është data 15 tetor. Por natyrisht kjo kohë do të vazhdoj edhe më tutje, atëherë neve detyrohemi që të ndryshojmë masën duke futur në funksion gjenerator, por që paraprakisht duhet me siguruar lëndë djegëse të naftës dhe kështu që do të kalojmë edhe në atë mënyrë të ngrohjes apo mbase Termokosi do të ndryshoj datën kësaj radhe”, ka thënë Brahaj.

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka paralajmëruar se për shkak të përkeqësimit të motit gjatë ditëve të ardhshme do të nisë furnizimin e jashtëzakonshëm me ngrohje për të gjithë konsumatorët.

Në njoftimin e Termokosit, theksohet se tashmë janë finalizuar përgatitjet për fillimin e furnizimit me ngrohje nëpërmes Ngrohtores së QKUK-së për nevojat e klinikave. Në njoftim thuhet se kompania po e përcjell me kujdes situatën meteorologjike dhe është në koordinim me KEK-un për të garantuar gatishmëri të plotë.

Megjithatë, pavarësisht temperaturave, për nxënësit nuk mungoi argëtimi. Pas përfundimit të mësimit, ata shfrytëzuan oborrin e mbuluar me pak borë për lojëra.

 

Të ngjashme

Të fundit