Gazeta SCANNER të premten (15.09.2023) nis mbajtjen e trajnimeve në kuadër të projektit “Fuqizimi i bashkëpunimit komunitar në Kosovë: Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave të komuniteteve”, i cili mbështetet nga Zyra për Çështjen e Komuniteteve në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Trajnimi do të mbahet në Qendrën Rinore “Multiethnic Culture of Kosovo (MCF) në Fushë Kosovë, duke filluar nga ora 13:00.
Trajnimi i së premtes do të fokusohet në legjislacionin e Kosovës dhe praktikat më të mira evropiane sa i përket komuniteteve dhe të drejtave të tyre ( Ligjërata: ‘Të drejtat e komuniteteve në Kosovës sipas legjislacionit në fuqi’).
Kujtojmë se projekti: “Fuqizimi i bashkëpunimit komunitar në Kosovë: Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave të komuniteteve”
Ky projekt synon të rrisë bashkëpunimin në mes të komuniteteve në Kosovë, duke organizuar aktivitete dhe trajnime për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe interesave të tyre.
Nëpërmjet angazhimit të pjesëtarëve të komunitetit, synohet ngritja e nivelit të bashkëpunimit në mënyrë që të krijohet një mjedis i përkrahjes ndërkomunitare.
Po ashtu, nëpërmjet këtij projekti synohet krijimi i një klimë të mirëbesimit dhe bashkëpunimit në mes të pjesëtarëve të komuniteteve në Kosovë.
Gjithashtu, nëpërmjet këtij projekti synohet që të ndihmohen komunitetet në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe sfidave të ndryshme që mund të shfaqen në marrëdhëniet ndërmjet tyre.
Ky projekt synon edhe promovimin e të drejtave të komuniteteve, duke adresuar edhe nevojat specifike të tyre.
Pra, qëllimi kryesor është fuqizimi i komuniteteve në Kosovë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për to, si në aspektin edukativ, shëndetësor, ekonomik dhe të mirëqenies. /Gazeta SCANNER/