25.3 C
New York
Thursday, July 17, 2025

Buy now

Fuqizim i mëtejmë i PDK-së në Belgjikë, takime dhe përgatitje për zgjedhje në këtë Degë

- Advertisement -

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka publikuar lajmin se po zhvillohen përgatitje për zgjedhje në Degën e kësaj partie në Belgjikë. Takimet janë mbajtur në katër qytete, në Bruksel, Brugge, Roeselare dhe Tielt.

Z. Gjoshi ka shkruar se “jam shumë i lumtur me pjesëmarrjen, interesimin dhe angazhimin e mërgatës tonë në proceset e rëndësishme për Kosovën – përfshirë aktivitetin politik të tyre”.

Postimi i plotë i tij:

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet në Degën e Belgjikës, dje patëm takim me mërgatën tonë në Bruksel, Brugge, Roeselare dhe Tielt.
Jam shumë i lumtur me pjesëmarrjen, interesimin dhe angazhimin e mërgatës tonë në proceset e rëndësishme për Kosovën – përfshirë aktivitetin politik të tyre.
Për më tepër, jam tejet krenar me të arriturat e tyre në secilin qytet e shtet të Evropës.
Dita-ditës, shqiptarët e Kosovës po dëshmojnë se kudo që shkojnë, jetojnë dhe punojnë, suksesi i tyre është i pashmangshëm.
Faleminderit për besimin dhe angazhimin për fuqizimin e PDK-së dhe zhvillimin e Kosovës!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=805223954354501&set=pcb.805224081021155

Të ngjashme

Të fundit