6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Fuqia financiare e Vetëvendosjes – për 15 ditë shpenzuan rreth 43 mijë € në Podujevë

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje ka harxhuar 42 mijë e 798 euro për zgjedhjet e jashtëzakonshme që ishin mbajtur Podujevë, në nëntor të vitit 2020.

Të dhënat janë zbardhur në raportin e Auditorëve të pavarur, për periudhën 3 mars 2020 deri më 13 mars 2020 dhe 23 nëntor 2020 deri më 27 nëntor 2020, shkruan Gazeta Insajderi.https://e6639c1fe8fedf7324232fb3caa954d6.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Raporti i publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zbulon të gjitha shpenzimet që kjo parti i ka bërë për garën e të parit të Podujevës.

Sipas dokumenti publik, Lëvizja Vetëvendosje ka pranuar 1 mijë euro donacione, ndërsa 1 mijë e 894 euro të tjera në formë të mallrave dhe shërbimeve nga katër persona të tjerë, shkruan Gazeta Insajderi.  

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, të nëntorit, të vitit 2020 ka shpenzuar hiç më pak se  24 mijë e 613 euro për reklama.

Rreth 9 mijë euro të tjera i ka shpenzuar për paga dhe kompensime, ndërsa rreth 3 mijë e 500 euro për shpenzimet e transportit, shkruan Gazeta Insajderi.

Kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në Podujevë, ka qenë Shpejtim Bulliqi.

Ky i fundit, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ishte zgjedhur kryetar i Podujevës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit