22.1 C
New York
Friday, October 3, 2025

Buy now

Fundjavë me vranësira, reshje shiu dhe intervale me diell

- Advertisement -

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të vikendit do të mbajë mot me vranësira të shumta, intervale të shkurta me diell dhe riga të lehta shiu.

Temperatura minimale do të jetë -1 gradë Celsius, maksimalja do të jetë 16 gradë Celisus.

Moti i plotë për dy ditët e vikendit:

E shtunë: Moti do të karakterizohet nga vranësira të shumta me intervale të shkurtra me diell. Vende-vende priten riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 5°C deri në 10°C. Era do të fryjë nga verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar.

E diel: Moti do të mbetet kryesisht i vranët me periudha të herëpashershme me diell. Lokalisht parashikohen riga të lehta shiu. Temperaturat do të jenë në rritje, veçanërisht ato maksimale. Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet -1°C dhe 1°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të regjistrohen nga 11°C deri në 16°C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, e lehtë deri mesatare.

Të ngjashme

Të fundit