Java e tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll do të sjellë disa ndeshje mjaft joshëse dhe të forta, shkruan Demokracia.com.
Gjithsesi, takimi kryesor i kësaj jave, ai ndërmjet Dritës e Ballkanit është shtyrë pasi Ballkani ka ndeshje ndërkombëtare dhe dëshiron ta ruaj skuadrën për takimin kthyes kundër Vate Borisovit që e zhvillon të enjten në kuadër të Play-offit në Conference League.
Takim joshës është edhe ai ndërmjet Prishtinës e Malishevës që luhet në Hajvali, derisa nxehtë do të jetë edhe në përballjen Dukagjini – Liria dy skuadra këto që ende nuk kanë fituar në start të kampionatit.
Më poshtë gjeni orarin e plotë të ndeshjeve të javës së tretë: