Gjatë fundjavës që po vjen në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, vranësira të shpërndara parashihen për gjatë relievit kodrino-malor.
“Temperaura minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius”.
Mot kryesisht i ngjashëm do të mbretërojë edhe të dielën.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftim të IHMK-së.






