Pas disa ditësh më të freskëta gjatë javës, fundjava do të rikthejë temperaturat e larta në gjithë territorin e Kosovës.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), nga e shtuna (12 korrik) do të nisë një rritje graduale e temperaturave, me mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 30°C.
Rritja do të jetë më e ndjeshme të dielën, kur temperaturat do të shkojnë nga 9-13°C në mëngjes, ndërsa gjatë ditës do të kapin vlerat mes 29 dhe 33°C.
Për shkak të indeksit të lartë të rrezatimit ultraviolet, IHMK u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të shmangin ekspozimin direkt në diell, veçanërisht në orët mes 10:00 dhe 17:00.