Drita-Llapi është kryendeshja e javës së 12 në futbollin kosovar ditën e diel kurse skuadra e Gjilani i shkon mysafir Prishtinës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Ballkani pret në shtëpi Ferizajin ndërsa skuadra e Malishevës është mysafire e Dukagjinit. Ndeshja tjetër që do të luhet në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ do të jetë midis skuadrës Prishtina e Re dhe Drenicës.
Të gjitha ndeshjet do të luhen gjatë ditës së shtune dhe diel prej orës 13:00, ndërsa Prishtina-Gjilani do të fillojë nga ora 18:30.
Pas 11 xhirove, Prishtina është lidere e tabelës me 25 pikë, tre pikë më pak se skuadra e Ballkanit që gjendet në pozitën e dytë me 3 pikë më pak.

 
                                    




