Trajneri me periudhën më të gjatë në krye të Francës, Didier Deschamps nuk do të rinovojë më kontratën me kombëtaren franceze, e cila i skadon më 2026, shkruan “Reuters”.
Marrëveshja e Deschamps me Federatën e Futbollit të Francës mbyllet me përfundimin e Kupës së Botës të vitit 2026, për të cilin “Les Bleus” ende nuk janë kualifikuar.
56-vjeçari e mori drejtimin e kombëtares në vitin 2012, dhe e udhëhoqi kombëtaren në fitimin e Kupës së Botës të vitit 2018, dy vjet pas shkuarjes në finale të EURO 2016.
Ish-kapiteni i Francës, njëri nga tre personat e vetëm që e kanë fituar Kupën e Botës edhe si lojtar edhe si trajner, e udhëhoqi Francën edhe në finalen e vitit 2022, por u mposht nga Argjentina në penallti.
Gjatë ditë së martë, mediumi francez “L’Equipe” kishte raportuar se Deschamps do të njoftojë për vendimin e tij të mërkurën më 8 janar