32.6 C
New York
Monday, June 30, 2025

Buy now

Fund i papritur? Klopp tregon pse mund të largohet përgjithmonë nga roli i trajnerit

- Advertisement -

Jurgen Klopp ka hedhur dyshime serioze mbi një rikthim të tij në menaxhim futbolli, duke pranuar se nuk e dëshiron më jetën nën presion të lartë si trajner.

Ish-trajneri i Liverpoolit, tani duke shijuar një bazë më të ekuilibruar jetese, zbuloi se koha që kaloi në stol e kishte larguar shumë nga jeta normale dhe thotë se nuk i mungon futbolli në mënyrën që shumë mund të kenë menduar. 

“Isha në një tunel, por kurrë me veten. Tani i kushtoj më shumë vëmendje vetes. Sa budallallëk të tingëllojë, ndalova së bëri atë që gjithmonë doja. Por më çoi shumë larg nga jeta normale dhe në fund, nuk kisha më një jetë normale”. 

“Çfarëdo që të jetë jeta normale: makina ime njihte vetëm tre rrugë, për te stadiumi, te fusha e stërvitjes, dhe sërish në shtëpi”. 

“Më shtynte frustrimi sepse, edhe pse kisha shumë vizitorë në Liverpool, pak kohë kisha për ta. Në katër muajt e fundit kam shkuar në dy dasma, ndërsa para asaj periudhe, asnjë në 23 vite”. 

“Por nuk dua më këtë. Kam tani një punë që më plotëson dhe që gjithashtu është intensive”. 

“Nuk fle vonë në mëngjes dhe nuk shkojë në shtrat më vonë në mbrëmje, por tani mund ta organizoj punën shumë më mirë”. 

“Për shembull, gruaja ime është vërtet e lumtur me këtë, sepse tani mund të planifikojmë gjëra shumë më mirë nga ç’bënim më parë”, ka thënë Klopp.

Të ngjashme

Të fundit