16.7 C
New York
Monday, June 9, 2025

Buy now

Füllkrug: Më 7 korrik jam te West Ham

- Advertisement -

Pas humbjes zhgënjyese 0:2 të kombëtares gjermane kundër Francës në “finalen e vogël” të Nations League, sulmuesi Niclas Füllkrug ka reaguar për herë të parë për të ardhmen e tij.

Së fundmi janë përhapur zëra për një transferim të mundshëm të tij në Itali, transmeton klankosova.tv.

Sipas gazetës italiane Gazzetta dello Sport, skuadra e njohur Juventus Torino ka shfaqur interes për të afruar sulmuesin e West Ham United.

Në një deklaratë për BILD, Füllkrug komentoi thashethemet, duke thënë:

”Unë planifikoj të jem në përgatitjet me West Ham, dhe do të jem atje më 7 korrik kur fillon stërvitja”.

Kjo deklaratë tregon se lojtari, të paktën për momentin, është i fokusuar te klubi aktual, edhe pse interesimi nga Juventus mund të ndryshojë situatën në javët në vijim.

Të ngjashme

Të fundit