15.9 C
New York
Sunday, May 11, 2025

Buy now

“Fuçi baruti, duhet të merret seriozisht”- alarmi i ambasadorit gjerman në SHBA për trupat serbe në afërsi të Kosovës

- Advertisement -

Andreas Michaelis, ambasadori i Gjermanisë në SHBA, ka ngritur alarmin pas vendosjes së trupave serbe në kufi me Kosovën.

Michaelis, pas reagimit të Berlinit për tërheqje të ushtrisë serbe nga kufiri me Kosovën, ka thënë se Kosova dhe Serbia janë “fuçi baruti” në Evropë.

Ai ka thënë se në orët dhe ditët e fundit ka pasur një koordinim të ngushtë Gjermani-SHBA për këtë çështje, shkruan Gazeta Insajderi.

“Kosova/Serbia janë një tjetër fuçi baruti në Evropë. Rreziku duhet të merret seriozisht”, ka thënë ai.

“Bashkëpunim i ngushtë mes Gjermanisë dhe SHBA-së në ditët dhe orët e fundit. Ky është çelësi për mënjanimin e përshkallëzimit të mëtejshëm. Serbia duhet të veprojë që nga tani”, ka thënë ambasadori gjerman.

Reagimi i tij vjen pas atij të diplomacies gjermane, ku u bë thirrje që Serbia t’i largojë menjëherë trupat nga kufiri me Kosovën.

“Duhet të shmanget përshkallëzimi i mëtejshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Është e rëndësishme që Serbia pa vonesë t’i reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën. Së bashku, me partnerët tanë, jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me palët e përfshira. Procesi politik duhet të vazhdojë urgjentisht”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

Të ngjashme

Të fundit