13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ftohje vere apo alergji? Disa ndryshime si t’i dalloni nga njëra-tjetra

- Advertisement -

Një ftohje verore është një ftohje e zakonshme që kapni gjatë ditëve të ngrohta. Shpesh njerëzit e ngatërrojnë atë me alergjitë sezonale të verës. Megjithatë, mes tyre ekzistojnë disa ndryshime, të cilat mund të identifikojnë njërën nga tjetra.

– Një ftohje verore ka simptoma deri në dy javë, ndërsa nëse vazhdojnë më shumë se dy javë dhe nuk largohen, atëherë me siguri keni të bëni me alergji.

– Të dyja kanë tiparet e teshtitjes, rrjedhjes së hundës, kongjestionit dhe kruarjes ose dhimbjes së fytit. Por ftohja do të përfshijë edhe simptoma të tjera si kollë, djersitje dhe ethe.

–  Nëse udhëtoni nga një lloj rajoni në tjetrin dhe simptomat përmirësohen ose përkeqësohen, ka më shumë gjasa që të keni alergji. Ky është veçanërisht rasti nëse udhëtoni nga një vend në tjetrin me bimë pjalmuese të ndryshme.

-Meqenëse ftohjet janë infeksione, mukoza pas fryrjes së hundës do të jetë e trashë dhe e gjelbër ose e verdhë. Me alergji, mukoza do të jetë e tejdukshme dhe zakonisht më e hollë. /abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit