Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka dhënë detaje në lidhje me ftesat për intervistim që u janë dërguar disa personave në lidhje me rastin e komunave paralele në veri.
Ai për“Kosovo Online” citohet të ketë thënë se rasti ka të bëjë me dokumente të falsifikuara në katër prej këtyre objekteve.
“Në fakt në kemi bërë kërkime në tetë vende, por katër objekte janë bllokuar për shkak të urdhrit të prokurorit. Kemi një rast të falsifikimit të dokumenteve. Kemi dërguar ftesa për intervistim në adresat e pesë personave për falsifikim të dokumenteve. Ato janë dërguar në katër adresa, ndërsa në një nuk është gjetur askush.” – ka thënë ai.
Pyetur rreth detajeve për dokumentet e falsifikuara, Elshani ka thënë se hetimet po vazhdojnë dhe se nuk mund të japë detaje.
“Jemi duke hetuar gjithçka që është gjetur në këto ndërtesa. Kemi marrë informacione që ka dokumente ilegale dhe tani do të shohim se për çka bëhet fjalë. Provat po merren sot dhe do të dërgohen në polici. Nëse dikush ka diçka personale atje, të shkojë në polici dhe ta kërkojë.” – ka shtuar Elshani.
Tutje sa i përet aksionit të para pak ditëve, ai ka thënë:
“Këto janë institucione paralele komunale. Ne nuk kemi hyrë në shkolla, spitale apo diku tjetër. Mendoj se situate në veri të Kosovës është e qetë, por delikate për shkak të situatës politike dhe gjithçka që po ndodhë këtu. Por situate është e qetë dhe ne marrim raste, raporte, informacione. Jemi këtu çdo ditë dhe u shërbejmë qytetarëve. Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar”.
Elshani në fund ka thënë se nuk ka lista të arrestimeve.
“Nuk ka lista të arrestimeve. Secili që kërkohet, është i raportuar në njëfarë baze, por nuk ka lista. Ne zyrtarisht shkuam në shtëp idhe u dërguam ftesat njerëzve. Ata ndoshta kanë qenë shefat e kësaj ndërtese. Ata janë të dyshuar në këtë rast, por kjo nuk do të thotë që prokurorët nuk japing urdhër për arrestimin e tyre. Tani është koha që të dyshuarit të vijnë dhe të japing deklaratë në polici.” – ka thënë ai.