21.6 C
New York
Wednesday, April 30, 2025

Buy now

Ftesa e Kurtit, vjen reagimi i parë nga LDK-ja – A do të marrë Lumir Abdixhiku pjesë në takim?

- Advertisement -

 

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka konfirmuar për GazetaBlic se kryeministri në detyrë Albin Kurti ka ftuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për një takim nesër lidhur me konstituimin e Kuvendit.

“Ka ftesë. Kryetari nuk është në Kosovë,” deklaroi Mustafa.

Ai theksoi se çështja e Kryetarit të Kuvendit është një temë politike që kërkon shumicë parlamentare dhe kujtoi se LDK tashmë ka dhënë qëndrimin e saj për këtë çështje.“Çështja e Kryetarit të Kuvendit është çështje politike dhe kërkon shumicë politike. Për këtë çështje veçse kemi dhënë qëndrim”, tha Mustafa për GazetaBlic.

Të ngjashme

Të fundit