Gazatari Vehbi Kajtazi ka thënë se tendencat për “viktimizim” pas ftesës së Kurtit nga Prokuroria Speciale nuk do t’u funksionojnë.
Ai tha në “Rubikon” se rasti ka të bëjë me rezervat shtetërore dhe se Kurti është i ftuar në cilësinë e dëshmitarit për të dëshmuar në rastin e vjedhjes së rezervave shtetërore, ku e dyshuar është ministrja Hajdari.
“Prokuroria e shtetit e ka thirr qytetarin Albin Kurti për të dhënë dëshmi në cilësi të dëshmitarit për një rast që ka njohuri apo mund të ketë njohuri. Kjo është e tëra. Rasti ka të bëjë me vjedhjen e rezervave shtetërore, ku e dyshuar është ministrja e Albin Kurtit, Rozeta Hajdari, dhe zoti Kurti ka dijeni për këtë proces.
Nuk iu dhezë më ky viktimizim. Nuk iu dhezë. Është ftuar njeri në cilësinë e dëshmitarit. Dita kur është ftuar nga Prokurori, mua me jep dy dimensione. Nën një që prokurori Milot Krasniqi thjesht e bën punën e vet dhe nuk i intereson procesi zgjedhor, as kur aplikohet as kur nuk aplikohet, as asgjë.” – tha ai.