riton Selmanaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ka quajtur “të pritshme” ndonëse “të vonuar” ftesën e prokurorisë speciale në cilësi të dëshmitarit drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
“Ose Albini ka vjedhë bashkë me këta, ose ata kanë vjedhë me urdhër të tij. Prandaj ka qenë e pritshme ftesa nga organet ndjekëse, madje mua më duket e vonuar”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Edhe thotë jemi qeveri Kundër Korrupsionit
🚨Edhe Albin HIBRIDI e mbronë abuzuesen Rozeta Hajdari, që e ka pranu që mungojnë 600,000 Euro në rezerva shtetërore.
🚨Edhe Albin HIBRIDI e mbronë abuzuesin Liburn Aliu, që u nxanë duke vjedhë miliona euro me ambalazhuesit e ujit.
🚨Edhe Albin HIBRIDI e mbronë abuzuesin Martin Berisha që ka pranu miliona nga GEN-i i Serbisë.
🚨Edhe Albin HIBRIDI e mbronë abuzuesin Nagip Krasniqi që ka bo dallavere me kompani greke dhe të pa licencuar në Kosovë.
Përfundimi del se, ose Albini ka vjedhë bashkë me këta, ose ata kanë vjedhë me urdhër të tij.
Prandaj ka qenë e pritshme ftesa nga organet ndjekëse, madje mua më duket e vonuar.