23.8 C
New York
Tuesday, September 2, 2025

Buy now

FSK trajnon ushtarakët e Shqipërisë për ndërtimin e urave Ushtarake ‘‘Mabey Johnson”

- Advertisement -

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka bërë të ditur se instruktorë të FSK-së nga Regjimenti i Xhenios janë duke realizuar trajnim për ndërtimin e urave Ushtarake “ Mabey Johnson” për Xhenierët nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Nga FSK është njoftuar edhe se trajnimi është duke u bazuar në marrëveshjet bilaterale në mes dy ushtrive në fushat e interesit të përbashkët, në ngritjen dhe avancimit e kapaciteteve ushtarake.

Postimi:

Xhenio FSK dhe FARSH trajnim të përbashkët

Instruktorë të Forcës e Sigurisë së Kosovës nga Regjimenti i Xhenios janë duke realizuar trajnim për ndërtimin e urave Ushtarake “ Mabey Johnson” për Xhenierët nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë( FARSH).

Trajnimi është duke u bazuar në marrëveshjet bilaterale në mes dy ushtrive në fushat e interesit të përbashkët, në ngritjen dhe avancimit e kapaciteteve ushtarake.

Atasheu i ushtarak nga FARSH, Kolonel Beqir Tafili sot së bashku me KOMRXH OF4 Agron Xhekaj  kanë vizituar ushtarakët gjatë realizimit të trajnimit, ku dhe theksuan rendësin e mbështetjes së përbashkët në mes dy forcave.

Të ngjashme

Të fundit