7.2 C
New York
Wednesday, November 12, 2025

Buy now

FSK suspendon ushtarin e dyshuar për dhunim në Britani

- Advertisement -

Ushtari i FSK-së, Bali Hoxha, po akuzohet për vepra penale seksuale në Britani të Madhe.

28 vjeçari, nga Kampi West Tofts në Thetford, Norfolk në Angli, akuzohet për përdhunim dhe dy akuza për sulm seksual ndaj një gruaje derisa i njëjti po ndihmonte në trajnimin e personelit nga ushtria ukrainase.

Siç raporton BBC, Hoxha i ka mohuar akuzuat, ndërsa thuhet se sulmi i dyshuar ndodhi përgjatë një shtegu këmbësorësh midis Rrugës Prince of Wales dhe Parkut Tregtar Riverside rreth orës 23:30 më 17 shtator, transmeton Klankosova.tv.

E redaksia jonë ka pyetur FSK-në për këtë rast.

Nga ky institucion kanë konfirmuar se ushtari është suspenduar dhe është në pritje të zhvillimit të procesit.

“Pasi që jemi njoftuar nga pala britanike për rastin në fjalë, FSK ka marrë masat bazuar në aktet ligjore në fuqi, është suspenduar dhe jemi duke pritur procesin në lidhje me rastin”, ka thënë zëdhënësi i FSK-së, Vëllazërim Qerimi.

Ndërkaq, sipas raportimeve të BBC, Hoxha u mbajt në paraburgim në Gjykatën e Kurorës së Norwich deri në gjyqin e tij më 7 prill, i cili pritet të zgjasë pesë ditë.

“Hoxha është i punësuar nga ushtria e Kosovës, por është i kontraktuar për të trajnuar ushtarë ukrainas të vendosur në poligonin e stërvitjes së Ushtrisë Britanike pranë Thetford, sipas një kontrate me Ministrinë e Mbrojtjes”.

Ai foli për të konfirmuar emrin e tij, por avokati mbrojtës Jonathan Goodman i tha gjykatës se, ndërsa anglishtja e tij ishte e mjaftueshme për seancën dëgjimore të pranimit të fajësisë, një përkthyes në shqip do të kërkohej për gjyqin dhe çdo seancë të ndërmjetme dëgjimore.

U dëgjua gjithashtu se tre dëshmitarë do të kishin nevojë për përkthyes.

Gjykatës iu tha se këta dëshmitarë ka të ngjarë të vendosen në Kosovë në kohën e gjyqit, por se ushtria e Kosovës do t’i lirojë ata për të marrë pjesë në gjykatë.

Personat e përmendur në artikull prezumohen të pafajshëm deri në momentin e një vendimi të gjykatës

Të ngjashme

Të fundit