10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

FSK-së i shtohen edhe 16 pjesëtarë/ Maqedonci: Nuk ka asgjë që më bën më shumë krenar sesa kjo gjë

- Advertisement -

16 kadetë të rinj sot morën detyrën e tyre të re në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Diplomimi i tyre u shoqërua me ceremoni zyrtare, teksa ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u shpreh mirënjohës dhe mbështetës për ta.

“Nuk ka asgjë që vlerësoj më shumë sesa betimin tuaj për t’i shërbyer atdheut. Nuk ka asgjë që më bën më shumë krenar sesa kjo gjë”, tha Maqedonci.

Ai shtoi se çdo sfidë dhe sakrificë ia ka vlejtur, kur në krye të detyrës po mbron shtetin dhe atdheun.

Në ceremoni po marrin pjesë dhjetëra familjarë të të diplomuarve, të cilët me krenari po ndjekin këtë moment të rëndësishëm.

Për kadetët e rinj pati porosi që të kushtohet kujdes dhe empati, duke përkrahur njëri-tjetrin dhe duke mos harruar se janë shembulli më i mirë i udhëheqjes për FSK-në.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit