6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

FSK pritet të pajiset me helikopterë në vitin 2026

- Advertisement -

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nisur ngritjen e kapaciteteve ushtarake.

Deri në vitin 2025 pritet të ngriten tri regjimente që për qëllim kanë mbrojtjen e sovranitetit dhe territorit të shtetit.

E detaje rreth kësaj ecurie dha për televizionin, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

I pari i këtij dikasteri bëri të ditur se pas dy vitesh, FSK do të pajiset me helikopterë ushtarakë, meqë tashmë kanë përfunduar edhe procedurat ligjore.

“Pas vitit 2025 do të kalojmë në fazën e tretë që nënkupton ndërtimin e kapaciteteve mbështetëse ushtarake mes të tjerash edhe kapacitetet ajrore. Normalisht helikopterët është thënë edhe disa herë, janë pjesë e inventarit të paraparë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pra FSK do të ketë në dispozicion helikopterë, si për transport, gjithashtu për mbështetje luftarake por edhe për operacione të kërkim-shpëtimit dhe evakuimit mjekësor”.

Së fundmi misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka shtuar kontingjentin e ushtarëve në vend.

Kjo sipas Maqedoncit, u bë për parandalimin e hyrjes së grupeve terroriste serbe në territorin e veriut të Republikës.

“ Ka synim kryesisht ruajtjen e brezit kufitar me republikën e Serbisë, aty edhe ku ndodhi incidenti i 24-shtatorit, pra përgjatë vijës kufitare, dihet që një prej detyrave kyqe të KFOR-it është ruajtja e kufirit, pra pengimi i futjes së trupave serbe në Republikën e Kosovës, por edhe grupeve të ndryshme të cilat mund të cënojnë sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë” , ka deklaruar ai.

Në anën tjetër, ministri Maqedoni  vlerësoi lartë ngritjen e Kosovës si anëtare e asociuar në Asamblenë e NATO-s.

“E gjithë kjo mundësi që iu është krijuar vendit tonë me të vërtetë duhet të shfrytëzohet në mënyrë që të përafrojmë vendin tonë me NATO-në, dihet që shumica e vendimeve merren nga parlamentet e vendeve të NATO-s, sidomos vendimi për pranimin e një vendi në NATO, është vendim që duhet të kaloi nëpër procedura, duke qenë pjesë e kësaj asambleje neve na jepet mundësia që të lobojmë, që të punojmë më shumë për përafrimin e Kosovës me NATO-n”.

Sipas tij, me marrëveshjet e nënshkruara së fundi mes Kosovës e Mbretërisë së Bashkuar , rruga drejtë të bërit anëtare e përgjithshme e NATO-s, po bëhet më e lehtë.

“Me këtë marrëveshje janë theksuar edhe disa elementë të ri të cilat nuk kanë qenë në marrëveshjet e kaluara mes tjerash është, zotimi i Mbretërisë së Bashkuar, për të mbështetur Kosovën në rrugën drejt integrimit në NATO, bashkëpunimi në industrinë e Mbrojtjes, bashkëpunimi sidomos në aspektin e trajnimeve dhe ushtrimeve, tanimë ne do të kemi mundësi që bashkë me ushtrinë e Britanisë së Madhe, që të ushtrojmë ushtrime të përbashkëta që nuk ka qenë më herët e adresuar në ndonjë marrëveshje” .

Në vazhdën për ngritjen e kapaciteteve ushtarake, së fundmi, Gjermania ka ndarë ndihmë tjetër për FSK-në në vlerë prej 7 milionë euro. /Tëvë1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit